480 gjoba për shkelje rrugore brenda 2 javëve në Berat, 2 drejtues mjetesh arrestohen e 50 janë nën hetim

14 Shtator 2022, 14:50| Përditesimi: 14 Shtator 2022, 14:57

  • Share

Gjithsej 480 drejtues automjetesh janë gjobitur nga Policia e Beratit brenda 2 javëve të fundit, ku 2 prej drejtuesve janë arrestuar, e 50 janë nën hetim.

2 shoferë u arrestuan pasi u kapën duke drejtuar makinat në gjendje të dehur. 16 drejtues janë proceduar administrativisht për tejkalim të normave të shpejtësisë. 

Janë proceduar administrativisht 26 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.   50 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit.

Janë vendosur 172 masa administrative për parakalime të gabuara. Janë pezulluar 5 leje drejtimi, 2 për drejtim mjeti, nën efektin e alkoolit, dhe 3 për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara.

Janë vendosur 16 masa administrative për drejtim të motomjetit, pa kaskë mbrojtëse. Gjithashtu janë vendosur 200 masa të tjera administrative, për shkelje të rregullave të ndryshme të qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore e Beratit do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

D.GJ//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?