47 vite në skenë, koreografi nga Lezha që përgatit vallëtarët e rinj: Një ndër gjinitë më të vështira të artit, lëmë prapa thesar për brezat

8 Prill 2023, 15:42| Përditesimi: 8 Prill 2023, 21:17

  • Share

Gazmend Golemi prej 47-vitesh përgatit grupet e valltareve në Lezhë.

Frymëzimin e mori nga xhaxhai, i cili e nxiti të ndiqte dhe Akademinë e Arteve.

 “Kam hipur për herë të parë në skenë kur isha 6 vjeç në 1969. Në 1977 axha transferohet në Shkodër dhe unë bëra kursin e koreografisë pranë shtëpisë qendrore të krijimtarisë në Tiranë . Në 1985-1989  u diplomova në Akademinë e Arteve, si ekselent”- tha ai.

Përgjatë 47 viteve karriere, grupet e valltareve të drejtura prej tij kanë marrë pjesë në shumë kompeticione brenda e  jashtë vendit, duke u vlerësuar me çmime.

“Kam shëtit thuajse treçerekun e Europës, Poloni. Dy herë kemi marrë çmime në Itali, në Kroaci, në Francë . Jemi nderuar dhe vallet tona janë pëlqyer në mënyrë absolute.- vijoi ai.

Fëmijët kanë interes për kërcënimin, por jo çdokush mund të bëhet valltar, pasi është një prej zhanrave më të vështira të artit, tregon Golemi.

‘Ka interesa, por jo çdokush mund të bëhet valltar, se nuk është një gjini e lehtë është një ndër gjinitë të më të vështira të artit.’- vijoi ai.

Në moshën 60 vjeçare, koreografi Gazmend Golemi është shembulli më i mire i përçimit të tradites së kërcimit tek brezat e rinj.

‘Nxënësit e mi që kanë qenë në 89 sot janë gjysha. Jemi duke lënë një pasuri, një thesar të çmuar lëtyre brezave që t’i kenë dhe t’i ruajnë me fanatizëm.’- shpjegoi më tej.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?