45-vjeçari shqiptar i akuzuar për përdhunim në Greqi flet para policisë: Droga dhe alkooli më shkatërruan jetën

1 Nëntor 2022, 18:32| Përditesimi: 1 Nëntor 2022, 18:58

  • Share

“Droga dhe alkooli më kanë shkatërruar jetën”, këto mësohen të kenë qenë fjalët e 45-vjeçarit shqiptar Spartak Dyrmishi para policisë, para se të dërgohej në Gjykatë në Evelpidon, shkruajnë mediat greke.

I ashtuquajturi “përdhunuesi me tatuazh” dyshohet se ka pranuar përdhunimin e një 34-vjeçareje dhe tentativën e përdhunimit të dy grave në Faliro.

 “Droga dhe alkooli më kanë shkatërruar jetën. Isha nën ndikimin kur ndodhi ajo për të cilën ankohen dy vajzat, gjë që e konfirmoj”, mësohet se u ka thënë ai policëve të Nëndrejtorit të Sigurimit të Athinës që po trajtojnë rastin. 

Ai do të akuzohet edhe për dhunë në familje pasi dyshohet se ka rrahur nënën e tij.
 


Lajmi kryesor:

Abuzoi seksualisht dhe dhunoi disa gra e vajza në Greqi, prangoset në Vlorë 45-vjeçari shqiptar, i dorëzohet autoriteteve greke! Autori: S'kam bërë asgjë


S.C/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?