Kronikë

45-vjeçari kishte dalë për peshkim dhe i përmbyset varka nga dallgët në Liqenin e Prespës, mbytet! Pas disa orë kërkimesh, trupi i peshkatarit gjendet afër kufirit me Greqinë

5 Shtator 2021, 09:14| Përditesimi: 5 Shtator 2021, 18:11

  • Share

Stavri Vasilovski, 45-vjeçar, është mbytur në Liqenin e Prespës në orët e para të mëngjesit të sotëm pasi kishte dalë për të peshkuar së bashku më vëllain dhe një tjetër. Dallgët e mëdha në liqen kanë përmbysur varkën dhe teksa 2 të tjerët kanë mundur të dalin me not Vasilovksi dyshohet se është zënë nga varka poshtë dhe nuk ka mundur të dalë.

"Më datë 05.09.2021, në orët e para të mëngjesit, jemi njoftuar se në liqenin e Prespës, shtetasit S. V., 45 vjeç, i cili kishte dalë gjatë mbrëmjes për të peshkuar, si pasojë e dallgëve të forta të liqenit, i është përmbysur varka dhe dyshohet se mund të jetë mbytur. Është bërë njoftimi dhe pritet ardhja e polumbarëve, për të kryer kërkimet e nevojshme. Shërbimet e Policisë Kufitare dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje ku po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", ka njoftuar policia e Korçës.

Trupi i tij u gjet pasditen e sotme, në vendin e quajtur Oso, afër kufirit me Greqinë. Në kërkime u angazhuan angazhuar jo vetëm polumbarët nga Tirana por dhe peshkatarët e zonës.Gjatë ditës pati edhe kërkime nga punonjës të bashkisë, peshkatarë dhe puntorë.

Trupi i pajetë do të transportohet drejt morgut të Spitalit të Korçës, ku do të pritet përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Ora 14:58
Mbytja e 45-vjeçarit në Liqenin e Prespës duke peshkuar, kryebashkiaku i Pustecit: Presim polumbarët të gjejnë trupin, i vëllai e pa i fundit pasi iu përmbys varka

Për mbytjen e 45-vjeçarit Stavri Vasilovski në Liqenin e Prespës pasi iu përmbys varka duke peshkuar ka bërë që jo vetëm polumbarët por në kërkimin e trupit të tij të jenë dhe peshkatarët e zonës, të cilët përmes hedhjes së rrjetave shpresojnë ta gjejnë.

Kryetari i Bashkisë Pustec, Pali Kolevski tha se pavarësisht kërkimeve që në orët e para të mëngjesit trupi i të mbyturit nuk është gjetur ende dhe shpresat e vetme kanë mbetur tek polumbarët. Ai tha se i vëllai ishte ai që e pa i fundit 45-vjeçarin pasi kishin dalë së bashku për të peshkuar.

“Kanë qenë duke peshkuar dhe njëra nga varkat është përmbysur dhe mesa di unë kanë qenë tre persona dhe i vëllai ka qenë aty dhe personi i fundit që e ka parë ka qenë i vëllai. Që në mëngjes po kërkojmë edhe nga vetë peshkatarët për të gjetur trupin, por p rezultat. Po presim palombarët që të gjejnë trupin e mbytur”, tha kryebashkiaku i Pustecit.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?