450 operacione në kohë COVID-19 dhe 4 mijë vizita te Trauma në muajin e fundit ! Manastirliu: Nën masa të rrepta sigurie

17 Prill 2020, 17:05| Përditesimi: 17 Prill 2020, 17:13

  • Share

TIRANË- 450 ndërhyrje kirurgjikale janë kryer te Spitali i Traumës muajin e fundit. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Spitali i Traumës, pas shndërrimit në spital COVID-19 të Urgjencës Infektive dhe "Shefqet Ndroqit", ka kryer të gjitha operacionet urgjente. Manastirliu bën me dije se ato janë kryer nën masa të rrepta sigurie, e ndërsa sa i përket vizitave kanë qenë plot 4 mijë.

"Vijon puna pa u ndalur në spitalin universitar të Traumës, ku janë përqendruar ndërhyrjet urgjente kirurgjikale në këtë situatë të pazakontë. Me masa të përforcuara, me mjetet e mbrojtjes personale, stafi mjekësor i spitalit të Traumës, ka përballuar më shumë se 450 ndërhyrje kirurgjikale urgjente në muajin e fundit dhe rreth 4 mijë vizita në urgjencë", shkruan Manastirliu.

Postimi i plotë i ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?