45 vjetori i Aktit të Helsinkit, Rama flet si kryetar i OSBE-së: Të gjejmë frymëzim për të ecur përpara

1 Gusht 2020, 14:56| Përditesimi: 1 Gusht 2020, 18:28

  • Share

Në 45-vjetorin e Aktit Final të Helsinkit, Kryetari i radhës së OSBE-së, kryeministri Edi Rama, bën thirrje për rigjallërimin e parimeve dhe angazhimeve të këtij akti, në mes të kohërave të vështira që po kalon bota. ”Forcimi i mëtejshëm i OSBE-së dhe qasja e saj gjithëpërfshirëse ndaj sigurisë është e lidhur pazgjidhshmërisht me respektimin e plotë dhe zbatimin e parimeve themelore dhe angazhimeve të përcaktuara në Aktin Final të Helsinkit.

Aktin Final i Helsinkit ishte instrumenti në përparimin e sigurisë njerëzore për më shumë se katër dekada në zonën e OSBE-së. Procesi i Helsinkit dha një kontribut të rëndësishëm për uljen e tensioneve dhe krijimin e kushteve që çuan në fund të Luftës së Ftohtë. Ai lehtësoi kalimin nga konfrontimi në bashkëpunim dhe hapi rrugën për krijimin e Organizatës së Sigurisë dhe Bashkëpunimit në Evropë, e parashikuar në Kartën e Parisit dhe e themeluar në 1995”, shtoi Rama.

Mënyra e duhur për të përkujtuar Aktin Final të Helsinkit, tha Edi Rama është përpjekja për respektimin e angazhimeve. “Ndërsa Europa është e mërzitur nga konfliktet, puna e Organizatës sonë, si dhe vullneti i mirë i të gjitha shteteve pjesëmarrëse të saj, është e nevojshme edhe më shumë. Për të qenë kuptimplotë dhe relevantë, paqja dhe demokracia nuk duhet të jenë thjesht fjalët dhe horizonti ynë i zakonshëm, por objektivat tona të përbashkëta.

Dekalogu i Helsinkit me 10 parimet e tij, përfshirë respektimin për liritë themelore dhe të drejtat e njeriut janë po aq të rëndësishme sot sa ato ishin edhe atëherë, 45 vjet më parë. Kjo marrëveshje historike u arrit nga një grup i larmishëm vendesh që nuk kishin një qasje të përbashkët për të gjitha çështjet. Ne duhet të gjejmë frymëzim në këtë përvjetor për të ecur përpara me vendosmëri të përtërirë. Jam i bindur se platforma gjithëpërfshirëse e OSBE-së për dialog dhe veprim të përbashkët e bën atë një forum të rëndësishëm dhe të qëndrueshëm”tha Rama.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?