Kronikë

45 policë në pranga për korrupsion e shpërdorim detyre! SHÇBA: Në një vit u proceduan penalisht 171 zyrtarë policie

21 Korrik 2021, 18:34| Përditesimi: 21 Korrik 2021, 17:05

  • Share

TIRANË-Korrupsioni në radhët e Policisë së Shtetit vazhdon të mbetet në kuota të larta, pavarësisht se në vitin 2020 numri i atyre që janë arrestuar, jo vetëm për korrupsion por edhe shpërdorim detyre, është më i ulët se në vitin 2019. Në një raport të publikuar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave, pranë Ministrisë së Brendshme, thuhet se niveli i ankesave të qytetarëve për shpërdorim detyre është më i lartë.

45 punonjës policie janë arrestuar gjatë vitit të kaluar, të akuzuar për korrupsion dhe për shpërdorim detyre. Gjatë hetimeve të kryera nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave, ata kanë rezultuar të përfshirë në aktivitete të kundërligjshme, duke mos organizuar detyrën siç duhet dhe madje duke abuzuar me të. Por 2020-a ka regjistruar me numër më të ulët të efektivëve të arrestuar, në krahasim me vitin paraardhës, kur janë prangosur 63.

TË ARRESTUAR

2020 – 45 punonjës policie

2019 – 63 punonjës policie

Në total në vitin 2020 janë 101 procedime penale të regjistruara, sërish më pak se në vitin 2019, kur janë regjistruar 141 të tilla. Viti i kaluar ka shënuar numër më të ulët edhe të efektivëve që janë proceduar, 171 nga 287 që janë proceduar në 2019-ën. Shqetësim vijon të mbetet përfshirja në korrupsion dhe shpërdorim detyre të drejtuesve të nivelit të parë në polici, 66 prej të cilëve janë proceduar në 2020-ën dhe 87 në vitin 2019.

Procedimet penale të efektivëve të nivelit zbatues janë sa gjysma e atyre të 2019, dhe në këtë ulje shifrash duket se ka pasur ndikim pandemia dhe mbyllja për disa muaj.

PROCEDIME PENALE

2020 – 101 procedime penale                     2019 – 141 procedime penale

2020 – 171 efektivë të proceduar              2019 – 287 efektivë të proceduar

2020 – 66 drejtues të parë                           2019 – 87 drejtues të parë          

2020 – 104 nivel zbatues                               2019 – 197 nivel zbatues

Në dallim nga numri shumë i ulët i ankesave për efektivë që favorizojnë kultivimin e kanabisit, përsa i përket korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës, pranë SHÇBA-së kanë mbërritur përkatësisht 22 dhe 110 ankesa.

ANKESAT E QYTETARËVE

22 – Ankesa për korrupsion

110 –     Ankesa për shpërdorim detyre

Sipas të dhënave të SHÇBA, shpërdorimi i detyrës ka konsistuar kryesisht në vendosje të gjobave abuzive apo rasteve të ryshfeteve.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • kiraskiras: 05/08/2021 18:42

    Nga i numëruan këta 87 drejtues të parë?!! 24 janë gjithsej!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?