Drejt Punës

45 magjistratë të rinj në sistemin e drejtësisë, ambasada e SHBA: Shqiptarët presin nivel të lartë integriteti dhe profesionalizmi! Reforma në drejtësi po përparon

29 Korrik 2022, 18:23| Përditesimi: 29 Korrik 2022, 21:10

  • Share

Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka përshëndetur 45 magjistratët e rinj që futen në sistemin e drejtësisë duke thënë se pret që të jenë gjyqtarët dhe prokurorët me nivelin e lartë të integritetit e profesionalizmit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, përmendet edhe reforma në drejtësi, për të cilën Ambasada e SHBA thotë se po përparon dhe zbatimi i suksesshëm i saj mbetet kyç për të çuar më tej integrimin e Shqipërisë në BE. 

“Urime 45 magjistratëve e rinj të cilët ju bashkuan gjykatave dhe prokurorive këtë javë. Qytetarët shqiptarë presin që ju të jeni gjyqtarët dhe prokurorët me nivelin më të lartë të integritetit dhe profesionalizmit, duke treguar kurajon për të qenë të pavarur dhe të paanshëm në çdo hap të rrugës tuaj. Ne mbështesim Këshillat dhe Shkollën e Magjistraturës në punën e tyre për plotësimin në kohë të vendeve vakante, në mënyrë që drejtësia të vendoset sa më shpejt të jetë e mundur. Reforma në drejtësi po përparon dhe zbatimi i suksesshëm i saj mbetet kyç për të çuar më tej integrimin e Shqipërisë në BE”, shkruhet në Facebook.

Ndonëse 45 magjistratë do t’i shtohen sistemit të drejtësisë, drejtësia në Shqipëri po rrezikon kolapsin prej mungesës së gjyqtarëve dhe prokurorëve. Në krahasim me vitin 2018 kur ka filluar procesi i vetingut, nga sistemi i drejtësisë mungojnë aktualisht 207 gjyqtarë dhe prokurorë, shifër që Report Tv e ka verifikuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe ai Gjyqësor. Por Shkolla e Magjistraturës që është aktualisht rruga e vetme për të plotësuar vendet vakante, në të njëjtën periudhë të vettingut ka diplomuar vetëm 45 kandidatë për magjistratë, ndërkohë që studentët në pritje të përfundimit të vitit të tretë dhe të fundit të shkollës, janë 25 kandidatë për gjyqtarë dhe 21 për prokuror. 

A.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?