Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

‘43% e shqiptarëve të rrezikuar nga varfëria’, Meta: Kohë krize, por Rama vijon pagesat për inceneratorët fiktivë

18 Shtator 2022, 13:52| Përditesimi: 18 Shtator 2022, 13:55

  • Share

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se 43% e shqiptarëve janë të rrezikuar nga varfëria. Meta ka shpërndarë statistikat e Eurostat, ndërsa shprehet se varfëria në vendin tonë është e lartë. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Meta shkruan se 67% e shqiptarëve jetojnë sot me të ardhura nën 5.5 dollarë në ditë, ndërsa sipas tij gjendja ekonomike e tyre do të përkeqësohet ende për shkak të rritjes së çmimeve.

Meta akuzon qeverinë që po i zhyt shqiptarët në varfëri, pasi kanë si qëllim vetëm të vjedhin. Sipas tij, në një kohë kur shqiptarët po vuajnë pasojat e krizës ekonomike, qeveria vijon të paguajë 80.000 euro pronarët në arrati të inceneratorëve fiktivë.

“Shqipëria, sipas Agjencisë Europiane të Statistikave, kryeson në kontinent me 43% të popullsisë së saj të rrezikuar seriozisht nga varfëria dhe përjashtimi social. Situata është edhe më e rëndë nëse i referohemi faktit se aktualisht 67% e shqiptarëve jetojnë sot me të ardhura nën dhe deri në 5.5 dollarë në ditë. Laku i varfërisë shtrëngohet çdo ditë dhe më shumë nga rritja abuzive dhe e pandalshme e çmimeve, si dhe nga mungesa e paketave sociale efektive të ndihmës për çdo kategori në nevojë. Rilindja po i zhyt thellë dhe më thellë shqiptarët në pasiguri dhe varfëri, sepse qëllimi i saj është vetëm vjedhja papushim e taksave të tyre për veten, klientët dhe oligarkët e saj. Ndërkohë që sipas Eurostat, 43% e popullsisë rrezikohet nga varfëria, Edi Rama paguan çdo ditë 80.000 euro pronarët në arrati të inceneratorëve fiktivë, "kryeveprën" e aferës së tij korruptive.

Shantazhet absurde të tij për fëmijët dhe prindërit, që të mos bëjnë shënime në librat e shkollës se do të kenë sanksione apo thirrjet për kursim të energjisë duke “shpikur” shembuj nga Zvicra se si qytetarët futen në burg për ngrohjen me kondicioner tregojnë degradimin e pashpresë të regjimit më të korruptuar në kontinent që shton shpenzimet e luksit dhe aferat korruptive në këto kohë krizash. Shporrja e kësaj bande të korruptuar dhe të inkriminuar është e vetmja rrugë për t'u ndarë pergjithmonë me korrupsionin galopant, varfërinë në rritje dhe përjashtimin social të shumicës dërrmuese të shqiptarëve”, shkruan Meta.

E vetmja mënyrë për të dalë nga varfëria dhe kriza ekonomike, sipas kreut të Partisë së Lirisë është largimi i Edi Ramës nga pushteti.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • spaak usa: 19/09/2022 12:54

    hajduti thot kapeni more hajdutin , ik o fliqsire legjenda e hajdutllekut e krimit korrupsionit , phyy u shofsh e u rrenofsh ti bashke me djethte e te majte

    Përgjigju
  • tani: 18/09/2022 23:09

    po ti vete o like a rrezikohesh

    Përgjigju
  • Like topefishkuri: 18/09/2022 21:34

    E like, do prap pushtet? Se po nuk vodhe gje, te le mona mbathjeroza te flesh me macen.

    Përgjigju
  • Meri: 18/09/2022 20:40

    Meqense jeni kaq te interesuar dhe ju vjen keq per fukarenjt si nuk e moret mundimin tju thoshje ketyre fukarenjve qe te strehoeshin tek shtepit tuaja qe i keni me bollek dhe i keni ven me parat e vjllura beni te pakten dicka te mir per fukarenjt

    Përgjigju
  • Genti: 18/09/2022 19:35

    Tkan ik trut me kohe e dim po ja kaq keq m plak

    Përgjigju
  • Sara: 18/09/2022 19:34

    Rama ta dish ti like ka punu e po mbeshtet qytetaret me paketat e resistences sociale

    Përgjigju
  • kerkim: 18/09/2022 19:32

    Meta ne burge basha ne burge sala ne burge kjo eshte per tu then jo budalliqet qe thone keto

    Përgjigju
  • gango: 18/09/2022 19:32

    Ik aman o mete se je per tu fut ne burge

    Përgjigju
  • fara: 18/09/2022 19:31

    Ilir floriri qe qane hallet e popullit qe ka vjedh gjithe keto vite o zot o zot

    Përgjigju
  • fera: 18/09/2022 19:31

    Kur del iliri me fol eshte sikur po fudoset bota

    Përgjigju
  • meni: 18/09/2022 19:30

    Po pr po se ishe ti ne qeveri me pare prnd e le venin sketerr

    Përgjigju
  • Geri: 18/09/2022 19:00

    Ik o ilir mos fol mo per keto gjona se le name o legen

    Përgjigju
  • Urimi: 18/09/2022 18:59

    Nuk e kuptoj sesi ilir meta del akoma dhe flete per keto inceneratoret kur ishin ish njerzit e tij ato qe jan perfshire ne ato afera korruptive

    Përgjigju
  • Luan: 18/09/2022 15:25

    E kush do ta nxjerri vendin nga kriza ti??? Sa komik , je i vetmi politikan qe ka pasur cdo lloj posti ne Shqiperi dhe je i vetmi politikan qe ka me pak pune se te tjeret , edhe ai sali non grata ta kalon

    Përgjigju
  • Alban: 18/09/2022 15:24

    A u denua dikush per ate pune o ilir, edhe po hetohet akoma, po per floririn e krrabes a do denohesh ti ndonjehere ?

    Përgjigju
  • USA emigrant: 18/09/2022 14:10

    Kur t dorzosh gjene e vjedhur pastaj mund t flassh hajdut i korruptum.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?