Foto ilustruese

Lundër, ra nga lartësia vdes punëtori, arrestohet tekniku i një firme ndërtimi më Tiranë

12 Tetor 2023, 15:46| Përditesimi: 13 Tetor 2023, 02:20

  • Share

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 66 vjeçar, banues në Tiranë me detyrë drejtues teknik i një firmë.

Kjo pasi ditën e djeshme (11 tetor), në Lundër, dyshohet se për shkak të mungesës së sigurimit teknik në punë, ka rënë nga lartësia objektit, ku ishte duke punuar shtetasi A.M, banues në Ibë. Si pasojë e plagëve të marra, 42-vjeçari ka humbur jetën në spital.

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. B., 66 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik në një firmë, pasi ditën e djeshme, në Lundër, dyshohet se për shkak së mungesës së sigurimit teknik në punë, ka rënë nga lartësia e objektit ku ishte duke punuar, shtetasi A. M., 42 vjeç, banues në fshatin Ibë. Si pasojë e plagëve të marra, 42-vjeçari ka humbur jetën në spital.’- njofton policia.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?