Bota

Shkon në 58 numri i personave të vdekur nga përmbytjet në Gjermani, pamje ‘trishtuese’ çfarë kanë lënë pas shirat ‘katastrofike’

15 Korrik 2021, 20:02| Përditesimi: 15 Korrik 2021, 18:25

  • Share

Numri i vdekjeve nga stuhitë në Rheinland-Pfalz dhe Nordrhein-Westfalen ka shkuar në 58 gjatë të ditës së sotme, raportojnë mediat në Gjermani. Raportohet se në orët e pasdites janë konstatuar edhe 9 viktima të tjera në Rheinland-Pfalz. Ndërkohë që 15 persona humbën jetë në Euskirchen, në jug të Këlnit ndërsa ka ende persona të zhdukur.

Edhe në Belgjikë, Zvicër, Holandë e në rajone të tjera të Europës Perëndimore ka pasur vërshime që kanë shkaktuar dëme në infrastrukturë. Këtu janë disa nga foto më të fundit nga zonat e prekura në Gjermani, Belgjikë dhe Hollandë.

58 të vdekur dhe dhjetëra të humbur nga përmbytjet në Gjermani, pamje ‘trishtuese’ çfarë kanë lënë pas shirat ‘katastrofike’

Lajmi kryesor:

Kaos nga përmbytjet në Gjermani, 58 viktima dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur! Autoritetet paralajmërojnë për përkeqësim të mëtejshëm të situatës


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?