40-vjeçari shkon në urgjencën e Laçit me dorë të plagosur, mohon që shkaku është arma e zjarrit, në vendngjarje gjenden 5 gëzhoja

13 Korrik 2020, 17:44| Përditesimi: 13 Korrik 2020, 18:27

  • Share

KURBIN- Një 40-vjeçar është paraqitur me plagë në krahun e djathtë në urgjencën e Laçit. Personi me banim në Gjormë të Kurbinit ka marrë mjekimin e duhur dhe është larguar sërish për në banesën e tij. Sipas policisë ende nuk është përcaktuar se me çfarë është shkaktuar plaga dhe se vetë i dëmtuari ka mohuar që është qëlluar me armë zjarri.

Personi i plagosur është identifikuar si Vasil Rama (Cela), i cili dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri në Fushë Gjormë, pasi në vendin e ngjarjes janë gjetur 5 gëzhoja.

"Nuk është problem me precedent penal apo problematik, ka pasur plagë të lehtë, është mjekuar për rreth një orë dhe më pas është larguar. Nuk pa pasur raportim për konflikt kohët e fundit ku ai ka qenë protagonist", tha korrespodenti i Report tv, Elvis Hila. Policia e Kurbinit po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes dhe detajet.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?