400 mijë lekë ryshfet, avokati i gjyqtares: Nuk ka prova! Paratë u mblodhën nga fisi për të paguar avokatin! I mashtroi kushëriri

24 Korrik 2022, 12:57| Përditesimi: 24 Korrik 2022, 13:54

  • Share

 

Ndue Pjetra, avokati i gjyqtares Zamira Vyshka ka folur para mediave pas vendimit të GJKKO për ta lënë në arrest shtëpie pasi dyshohet se ka kërkuar 400 mijë lekë ryshfet për uljen e masës së sigurisë të të burgosurit Xhulio Musai.

Sipas tij, në seancë gjyqtarja i ka qëndruar të njëjtave deklarime se është e pafajshme dhe nuk ka pasur asnjë ndikim për ulje dënimi. Ndër të tjera, avokati Pjetra thotë se i dënuari ka probleme të shëndetit mendor dhe nuk ka pasur asnjë tentativë për të pasur komunikimin me gjyqtaren. Sa i përket parave, thekson se i gjithë fisi kishte hedhur nga 100 mijë lekë që të paguanin avokatin dhe shton se nuk ka asnjë provë për ryshfet, por i cilëson si lojëra politike.

“Deri tani rezulton që të gjitha janë lojëra politike dhe ai person i cili ka diskutuar dhe ka folur lidhur me këtë situatë është kushëriri i tij që ka mashtruar familjarët. Ka marrë 3 kredi dhe e deklaroi që unë i kam marrë dhe këto lekë i kam bërë vetë që të paguaj kredinë. Të gjithë thanë në sallë që nuk e njihnin. Me datën 9 që kanë qenë pbisedat e tyre nuk rezulton asgjë që të jetë e implikuar gjykata. Vendimi ka shkuar në apel.

Nuk ka asnjë ndryshim. Pas 4 muajsh kanë vijuar a ka njohje apo jo. Nuk ka bërë asgjë. Deklaruan se nuk ka lidhje as gjyqtarja, as avokati. Kishin hedhur gjithë fisi nga 100 mijë lekë për të paguar avokatin. Ai deklaroi në sallë që këto lekë i kam mbledhur nga gjithë fisi dhe kryesorja ishte që i dënuari ishte i sëmurë mendor. Nuk ekziston ulje dënimi, as pagesë, asgjë. Nuk del në asnjë vend. Prokuroria nuk ka sjellë asnjë provë. Bëhet fjalë për konspiracion”, tha avokati.


Lajmi kryesor:

400 mijë lekë ryshfet për uljen e dënimit të një të burgosuri! Gjyqtarja e Elbasanit lihet në 'arrest shtëpie', në burg avokati! Mbrojtja: S'ka prova! Kushëriri i mashtroi


  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?