40 raste të reja me koronavirus në Kosovë, 6 të shëruar

7 Qershor 2020, 19:44| Përditesimi: 7 Qershor 2020, 19:47

  • Share

Në Kosovë, 40 persona kanë rezultuar me koronavirus. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik,  10 janë nga komuna e Prishtinës.

Po ashtu, sipas IKSHPK janë shëruar 6  pacientë. Ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 890 raste.

Nga data 08 shkurt  deri më 07 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 16.674 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.234 raste, me gjithsej 31 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?