40 gjyqtarë i shtohen sistemit të drejtësisë! Mesazhi i Llagamit: Kultivoni durim dhe përulësi, drejtësia dhe e vërteta e gjejnë vetë rrugën e tyre

20 Tetor 2023, 12:29| Përditesimi: 20 Tetor 2023, 18:33

  • Share

TIRANË- Në Këshillin e Lartë Gjyqësor u betuan sot 40 magjistratë të rinj, të cilët kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2022-2023. Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami iu drejtua me një fjalim të gjithë magjistratëve të rinj dhe u uroi suksese në këtë rrugëtim të ri e plot sfida.

Për të gjithë magjistratët, Llagami kishte një porosi, duke u kërkuar që të kultivojnë durim dhe përulësi pasi drejtësia dhe e vërteta e gjejnë vetë rrugën e tyre. Sfida më e madhe, sipas Llagamit mbetet ende që t’i shërbehet qytetarëve ashtu siç ata e meritojnë.

“Kemi bërë në kohë rekord reformën gjyqësore. Kemi 150 raporte vlerësimi që kanë kaluar me sukses dhe kontrollin kushtetues he gjyqësor. A ka ende sfida? Patjetër, më e madhja është si të shërbejmë qytetarit që duhet të jetë në qendër të drejtësisë, sfidë e përditshme për ti shërbyer siç e meriton, si një qytetar i një vendi që aspiron në familjen europiane. Ju uroj suksese në rrugëtimin tuja duke kultivuar durim dhe përulësi se drejtësia dhe e vërteta e gjejnë vetë rrugën e tyre”, tha Llagami.

Teksa 40 magjistratë e rinj bëhen pjesë e sistemit të drejtësisë, Llagami u shpreh se tashmë me drejtësinë e re, nuk është  e nevojshme të kesh lidhje politike, apo ndërhyrje, por gjithçka bazohet në bazë të meritokracisë.

“Ju shumë shpejt do i jeni mirënjohës këtij këshilli që ka bërë të mundur vendosjen e standardeve më të mirë për ngritjen në detyrë dhe lëvizjen paralele. Ju s’do duhet të jeni pjesë e grupimeve të caktuara në sistem as të keni lidhje polikë, por do t’ia dini vetëm vetes suaj. Promovimi mbi meritokracinë është thelbi i krijimit të një trupe gjyqësore, profesionale, të pavarur dhe me integritet”, tha Llagami.

Duke iu referuar reformës në drejtësi, Llagami tha se emërimet e reja do të plotësojnë sadopak vendet vakante të krijuara nga vetingu, teksa zbuloi se as vetë autorët e paketës ligjore, nuk e prisnin që të larguarit të ishin aq të shumtë në numër sa të rrezikoheshin gjykatat.

"KLGJ mbajti në këmbë gjykatat të cilat u vunë në rrezik si pasojë e shkarkimeve që ndodhën në atë masë nga vetingu, sa as hartuesit e reformës në drejtësi nuk e kishin parashikuar", tha Llagami. 

Bazuar në vendet e mbetura vakante vitet e fundit, magjistratët e rinj janë emëruar në detyrë në gjykatat e shkallës së parë në rrethe.

Gjyqtarët që u betuan sot 
1.Ina Yzellari në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan;
2.Klajdi Tërova në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë;
3.Aurora Alimadhi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan;
4.Olta Cenaj në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan;
5. Estjon Venxha në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë;
6. Edlira Çota në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë;
7. Elvis Sulejmani në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë;
8. Vladimir Cjapi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier;
9. Noel Veizi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier;
10.Renis Sheshi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë;
11.Aldi Kareco në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë;
12.Genci Busho në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier;
13.Artan Çirraga në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë;
14. Alba Ngresi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë;
15.Dorentina Mulaj në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë;
16.Klodiana Kryeziu në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier;
17.Eranda Cufo në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë;
18.Armand Shkurta në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë;
19.Fjorald Behari në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë;
20.Edona Vajushi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë;
21.Eglantina Biba në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë;
22.Mikel Hysometaj në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë;
23.Dorina Alushi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier;
24.Lirim Bulica në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë;
25.Juliana Pjetri në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier;
26.Egla Mirashi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër;
27.Nertila Përallaj në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër;
28.Elona Mërtiri në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër;
29.Anisa Brinja në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër;
30.Elena Tafa në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë;
31Lumturi Zhupa në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat;
32 Ilirjan Hysa në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat;
33.Entela Selmanaj në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër;
34.Entiljano Spahiu në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë;
35.Ervin Kore në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë;
36. Romeo Merruko në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër;
37. Mevlute Çaushi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër;
38.Orald Hoxha në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër;
39. Ajshe Xhafa në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës;
40. Enkeleda Halilaj në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xhoni: 20/10/2023 15:46

    E kane merak vete tani Ata as nje leke ne gjykat, as nje investim ne shqiperi,sps spiunon komshiu ,asnje femije ketu sps e spiunon shoku klases ,asnje dashnor/e shqiptare sps bene vidio ,me politikanet mos u perplas sps te cojn Spakun ... karrier te mbare mbas u vdesin njerz ne salle gjyqit e femije ne shtepi ,te kuptoni kush jeni ne te vertet pa perjashtim !!!

    Përgjigju
  • asolingo: 20/10/2023 14:45

    Po moj zonje po dhe durimi ka kufi,per disa çeshtje qe ja bejne MU nuk eshte e nevojshme te priset.

    Përgjigju
  • XXXX: 20/10/2023 14:05

    40 "petritet" mbajini ne kontroll se keta fillimisht do nxjerrin shpenzimet. Me pas do shperblejne " bamiresit" dhe mbase mbase ka ndonje pej tyre qe e ka seriozisht .Ketij te fundit SUKSESE ne RRUGEN E VESHTIRE TE DREJTESISE , plot me tela me gjemba nga te gjitha anet.

    Përgjigju
  • populli: 20/10/2023 13:22

    40 analfabeter funksional...dikur 6 mujorshat e birishes, sot patronazhistet e rilindjes dhe bijte e te korruptuarve qe i shkarkoi vetingu !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?