Afroditi Skafidas dhe Pirro Dhima

4 vite pas humbjes së bashkëshortes së tij, Pirro Dhima rigjen dashurinë në sytë e sportistes greke

6 Dhjetor 2021, 11:06| Përditesimi: 6 Dhjetor 2021, 11:08

  • Share

Katër vite pas humbjes së bashkëshortes së tij nga sëmundja e rëndë, peshëngritësi Pirro Dhima, duket se ka rigjetur dashurinë në sytë e sportistes, Afroditi Skafidas.

Çifti i ri ka filluar të bëjë dalje publike së bashku, siç ka transmetuar edhe emisioni “Happy day” mëngjesin e sotëm, por ende asnjëri prej tyre nuk ka bërë një deklaratë zyrtare për konfirmim.

Ata kanë qenë në vëmendje të kamerave, gjatë një eventi për hapjen e një dyqani të ri, ndërsa mëngjesin e sotëm lajmi ka “pushtuar” portalet.

Megjithëse Pirro sa herë ka kujtuar, apo është pyetur për ish-bashkëshorten e tij të ndjerë nëpër emisione ka lotuar, jeta vazhdon dhe ai duket se ka gjetur një dashuri të re.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Drini: 21/07/2023 12:02

    Kush e kish lene gruan qe e gjeti ky?

    Përgjigju
  • Luan: 06/12/2021 21:46

    Gruaja e dytë si përsheshi i dytë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?