Tabela e përditësimit me të dhënat mbi COVID-19 në Shqipëri dhe Spitali Infektiv

4 viktima nga Covid, ulet numri i të prekurve në 24 orët e fundit në vendin tonë

25 Tetor 2020, 15:57| Përditesimi: 25 Tetor 2020, 17:26

  • Share

4 viktima janë shënuar nga Covid në 24 orët e fundit.

Ndërkaq është ulur edhe numri i të prekurve krahasuar me ditët e fundit, ku janë kryer 1315 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 299 qytetarë të prekur nga virusi.

Nga ana tjetër janë shëruar 106 qytetarë, duke e çuar në 10654 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:  184 raste në Tiranë, 23 raste në Korçë, 12 raste në Vlorë, 11 raste në Kuçovë,  8 raste në Durrës, 7 raste në Elbasan,  6 raste në Pogradec dhe Përmet, 5 raste në Librazhd, 4 raste në Shkodër dhe Lezhë, 3 raste në Fier, Pukë, Tropojë, Sarandë, Skrapar, 2 raste në Krujë, Kurbin, Prrenjas, 1 rast në Devoll, Kukës, Kavajë, Berat, Kamëz, Mat, Fushë-Arrëz, Cërrik.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 271 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

"Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 64 vjeçar nga Elbasani, një 65 vjeçar nga Tropoja, një 77 vjeçar nga Tirana, një 81 vjeçar nga Gramshi. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes  Sociale ju bën apel qytetarëve: Vendoseni maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, vetëm kështu mund të parandalohet përhapja e infeksionit SARS COV2.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.  Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19", njofton ministria.

Tabela e përditësimit me të dhënat mbi COVID-19 në Shqipëri 

COVID-19 – Statistika (25 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                            299

Të shëruar ne 24 orë         106

Të shtruar në spitale          271

Humbje jete në 24 orë                  4

Testime ditore                                      1315

Testime totale            117025

Raste pozitive                      19157

Raste të shëruara               10654

Raste Aktive                           8026

Humbje jete                            477

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                  4113

Durrës                  757

Fier                         510

Shkodër                497

Korçë                    488

Lezhë                     383

Elbasan                 348

Vlorë               319

Berat               229

Kukës                      183

Gjirokastër           102

Dibër                97

 

Komento

Komente

  • Lali Plehu: 25/10/2020 18:18

    O Kazan, eshte rritur numri i te infektuarve o kazan. Eshte ulur numri i testimeve. O kazan. Poshte komunizmi o kazan. Poshte media e korruptuar o kazan. Basha ik ik ik. O kazan.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?