Kronikë

VIDEO/ 4 viktima e 10 të plagosur rëndë nga aksidentet javën e kaluar, Policia: Shkak parakalimet e gabuara apo përdorimi i celularit në timon! Janë arrestuar 64 shoferë

15 Nëntor 2021, 17:05| Përditesimi: 15 Nëntor 2021, 17:24

  • Share

4 viktima, 10 të plagosur rëndë dhe 57 me dëmtime të lehta është ky bilanci i 46 aksidenteve të regjistruara në vend, javën që lamë pas

Policia bën me dije se shkak për aksidente të tilla janë parakalimet e gabuara, mosrespektimi i distancës së sigurisë, përdorimi i celularit si dhe drejtimi i mjetit në gjendje të dehur.

Javën e kaluar janë arrestuar 64 shoferë, janë pezulluar 341 patenta si dhe janë vendosur 11.556 gjoba në të gjithë vendin. Sipas Policisë, janë evidentuar shoferë që kryejnë parakalime të gabuara, që qarkullojnë me dyfishin e shpejtësisë apo që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur.

Ata apelojnë i bëjnë apel të gjithë shoferëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?