4 ton kokainë në një nëndetëse, ushtria kolumbiane ‘zbraz’ drogën (VIDEO)

13 Shkurt 2022, 10:01| Përditesimi: 13 Shkurt 2022, 10:04

  • Share

Një nëndetëse e mbushur me 4 ton kokainë u kap nga ushtria kolumbiane në fillim të kësaj jave gjatë rrugës për në Amerikën Qendrore, ndërsa janë vënë në pranga 4 persona.

Në një video të publikuar orët e fundit, shihet teksa forcat speciale nxjerrin nga anije sasinë e madhe të drogës, të paketuar dhe të ngjeshur në nëndetëse.

Kokaina u gjet e fshehur brenda një nëndetëseje rreth 15 metra e gjatë në Oqeanin Paqësor, në 200 thasë, të ndarë në 4000 pako.

Ngarkesa e madhe, që vlerësohet të jetë 145 milionë dollarë, u sekuestrua të dielën pasi nëndetësja hyri në ujërat kolumbiane, thanë Forcat e Armatosura të Kolumbisë.

Katër burra në bordin e anijes, tre kolumbianë dhe një ekuadorian u arrestuan dhe u goditën me një sërë akuzash, duke përfshirë trafikun e drogës.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?