4 raste të reja me COVID-19 në Sarandë, zyrtari i klubit të futbollit Butrinti infekton prindërit dhe dy shokët e tij  

27 Qershor 2020, 22:36| Përditesimi: 27 Qershor 2020, 22:47

  • Share

4 raste të tjera me koronavirus janë konfirmuar mbrëmjen e sotme në Sarandë. Të 4 personat e infektuar janë kontakte të afërta të rastit të konfirmuar pozitiv të një zyrtari të klubit të futbollit, Butrinti, i cili rezultoi pozitiv 3 ditë më parë.

Nga 22 tamponët e marrë nga DVSHP Sarandë, kanë rezultuar pozitiv me Covid 19 , prindërit dhe dy shokët e personit të infektuar.

Në ditët në vazhdim do të merren mostra të kontakteve, për të gjurmuar rastet e tjera nëse do të ketë të tilla.

Gjithashtu është bërë dezinfektimi i Bashkisë Sarandë dhe ambienteve të tjera që ai ka frekuentuar.

Ditën e sotme janë shënuar 2 viktima dhe 61 raste të reja me covid-19.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?