Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji

4 persona të vrarë ditën e sotme, Salianji: Degradim i rendit dhe sigurisë publike, kriminelët me armë lëvizin lirshëm

27 Prill 2020, 19:30| Përditesimi: 27 Prill 2020, 19:38

  • Share

Pas dy ngjarjeve të rënda në Lezhë dhe në Durrës, ku janë vrarë 4 persona ka reaguar ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji.

Ai është shprehur se këto ngjarje tregojnë më së miri gjithë degradimin e rendit dhe sigurisë publike në vend.

"Katër të vrarë, dy në Lezhë, dy në Durrës në mes të rrugës tregojnë qartë degradimin e rendit dhe sigurisë publike, qesharakëzimin e postblloqeve me polici dhe me ushtri me mitraloza apo policë me syze dhe policë me armë nëpër godina bosh që qeveria i nxjerr për të bërë foto propagandë",ka shkruar Salinjai.

Ish-deputeti  ka shtuar se për fat të keq çdo ditë e më shumë keqqeverisja dhe tallja me show po merr jetë njerëzish, po falimenton biznese dhe po shkakton trauma për qytetarët.

"Sot kushdo e kupton që masat e qeverisë janë për të izoluar të varfrit, qytetarët që respektojnë ligjin , bizneset e ndershme, ndërkohë që kriminelët me armë lëvizin lirshëm dhe vrasin ditën për diell", ka mbyllur ai shkrimin.

Komento

Komente

  • Vend i bukur. po ç’e do ka kafshe me dy kembe: 27/04/2020 19:59

    Hajde se me armet tuaja po vriten o Sali-anus.

    Përgjigju
  • sami: 27/04/2020 19:54

    2005-2013 nuk dalshin me kallashnikova shqiptart?

    Përgjigju
  • Arbëri: 27/04/2020 19:45

    Ik e karantinohu mor kriminel salianji, se ti nuk je tjeter për veq kriminel!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?