4 në Shkodër dhe një në Tepelenë, OFL i dërgon formularin anëtarit të grupit Bajri për justifikimin e pasurisë

17 Qershor 2020, 10:42| Përditesimi: 17 Qershor 2020, 14:23

  • Share

TIRANE-Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularin për justifikimin e pasurisë 5 të dënuarve, 4 në Shkodër dhe një në Tepelenë. Sokol Tavasja i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër për drogë, vrasje dhe armëmbajtje duhet të justifikojë pasurinë.

Emri i dytë të cilit i është dërguar formulari në Shkodër është Ismet Idrizi, i cili sipas OFL-së është nën hetim nga Prokuroria për veprën penale shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë.

Ismet Idrizi është pjesë e grupit Bajri. Sokol Xhani është emri i tretë, i dënuar nga gjykata në Shkodër për drogë, armëmbajtje, mbajtjen e armëve të ftohta. Gjeto Pepaj është emri i fundit për ditën e sotme nga Shkodra. Ai është i dënuar për drogë.

Emri i pestë është Astrit Pata nga Tepelena, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për shfrytëzim prostitucioni. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?