Skuka duke shënuar në derbin e fundit

4 ndeshje në 16 ditë, Superliga dhe Kupa e Shqipërisë mëson agjendën! Vendoset data e derbit Partizani - Tirana

17 Shkurt 2023, 13:50
  • Share

Futbolli shqiptar do zhvillojë 4 ndeshje në 16 ditë, kjo mes kampionatit dhe Kupës. Tanimë janë mësuar edhe datat e përballjeve për javën e 22, 23 dhe 24 në Superligë, si edhe ndeshjet e Kupës së Shqipërisë.

Java e 22-të do marrë jetë nesër, për t'u mbyllur të diel. Java e 23-të luhet të premten dhe të shtunën e javës që vjen. Pas tyre në kalendar janë ndeshjet e para të fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Të martë në 28 shkurt dhe të mërkurë në 1 mars do luhen duelet e Kupës.

Veç tyre është mësuar edhe java e 24 e Superligës, aty ku bie në sy derbi mes Partizanit dhe Tiranës që do luhet në "Air Albania". Të hënë në 6 mars është programuar derbi më i zjarrtë i futbollit, me tifozët që kanë nisur të rregullojnë planet për atë datë.

Kalendari:

JAVA 22:

E SHTUNË 18/02/2023

LAÇI-BYLIS ORA 13:00

TEUTA-KUKËSI ORA 16:00

PARTIZANI-ERZENI 19:00

E DIEL 19/02/2023

KASTRIOTI - TIRANA ORA 13:00

EGNATIA - VLLAZNIA ORA 13:00

JAVA E 23:

E PREMTE 24/02/2023

KUKËSI-PARTIZANI ORA 13:00

BYLIS-EGNATIA ORA 13:00

ERZENI-LAÇI ORA 16:00

E SHTUNË 25/02/2023

TIRANA-TEUTA ORA 16:00

VLLAZNIA-KASTRIOTI ORA 16:00

KUPA E SHQIPËRISË – NDESHJET E PARA ÇEREKFINALE

E MARTË 28/02/2023

KASTRIOTI - TIRANA ORA 13:00

EGNATIA-LAÇI ORA 13:00

E MËRKURË 01/03/2023

VLLAZNIA-PARTIZANI ORA 18:00

TEUTA-KUKËSI ORA 18:00

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?