Jared Dickus dhe Angie Diaz

4 muaj pas martesës, 21 vjeçari i pret kokën gruas së tij në SHBA

13 Janar 2023, 12:37| Përditesimi: 13 Janar 2023, 12:39

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Teksas në SHBA, pasi një 21-vjeçar i ka prerë kokën bashkëshortes së tij 4 muaj pas ishin martuar.

Mediat e huaja shkruajnë se trupi i pajetë i Angie Diaz u gjet nga policia në shtëpinë ku ajo jetonte me bashkëshortin e saj Jared Dickus.

Zzyrtarët thonë se burri i Diaz, 21-vjeçari Jared Dickus, pranoi se kishte vrarë gruan e tij.

Hetuesit fillimisht e përshkruan viktimën si një grua me origjinë nga Amerika Latine tha se hetuesit gjetën "trupin të copëtuar dhe banesën të mbuluar me gjak".

Hetuesit besojnë se ajo është vrarë me thikë. Oficerët më vonë gjetën armën e krimit të fshehur në të njëjtin vend ku sulmuesi kishte tentuar të fshihte kokën e Diazit.

Menjëherë dyshimet e policisë ranë mbi 21-vjeçarin i cili pas marrjes në pyetje ka rrëfyer se ishte ai që vrau dhe preu kokën bashkëshortes me të cilën ishte martuar më 21 tetor të vitit të kaluar.

Sipas vlerësimeve, vrasja ka ndodhur rreth orës 11 të mëngjesit të një dite më parë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?