4 muaj pa paga/ Naftëtarët e Ballshit shkojnë në takimin e PS: Ruçi na u shmang...Fino u premton zgjidhje

7 Shkurt 2020, 15:37| Përditesimi: 7 Shkurt 2020, 15:45

  • Share

FIER - Punëtorët e rafinerisë së naftës në Ballsh gjatë kësaj të premte kanë zhvendosur protestën e tyre në ambientet ku kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, zëvendës kryeministri Erion Braçe dhe deputeti Bashkim Fino zhvilluan një mbledhje me strukturat e Partisë Socialiste të qarqeve të jugut për përcaktimin e delegatëve të Asamblesë kombëtare në Fier.

Naftëtarët  kërkuan një takim me kryeparlamentarin Ruçi pasi prej 4 muajsh nuk kanë marrë pagat, por sipas tyre kreu i kuvendit është larguar nga dera e pasme për të mos i takuar. Punonjësit kanë debatuar me deputetin socialist Bashkim Fino duke i kërkuar një zgjidhje për shqetësimin e tyre për  të cilin kanë 8 ditë që protestojnë. Ky i fundit u ka premtuar se do ta paraqesë problemin në instancat përkatëse.

Uzina e Ballshit ka ndaluar punimet prej 5 muajsh dhe për pasojë 800 punonjës kanë mbetur të papunë që nga shtatori i vitit 2019.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bajoneta: 08/02/2020 01:22

    O shtet shkerdhat.o u q.. ca u permban pema e familjes.o legena... Po si ka mundesi me ca do rrojn keta njerez.ato faturat e dritave dhe te ujit i kerkoni.po pasurohen 5 dhe 5000 te tjer vdesin.doni te hyni dhe ne EUROP. Nje byth vend 30 vjet i nxoret uje te zi.ku je o kokosh te kam dhene voten Si si fis per 30 vjet.o legena zgjidhini njerzit kan familje.kan halle

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?