Amadeus dhe Alketa

'4 minuta, aq ramë dakord', a i tërhoqi vëmendje regjia italiane Alketës? (VIDEO)

7 Shkurt 2020, 19:05| Përditesimi: 7 Shkurt 2020, 19:54

  • Share

Prezantuesja shqiptare Alketa Vejsiu ka qenë pjesë e natës së tretë të eventit muzikor italian “Sanremo” në krah të Amadeus.

Ajo është e vetmja shqiptare që prek një skenë aq të madhe italiane sa “Sanremo”.

Por në sy ra edhe prezantimi i saj në mënyrë shumë të shpejtë, aq sa edhe Amadeus po i thoshte mes të qeshurash që të ndalonte sepse edhe minutazhi është i kufizuar.

Alketa mori në dorë gjithë prezantimin duke e lënë në hije Amadeus.

Ajo filloi të tregonte se ëndrra e saj më e madhe ishte pjesëmarrja në Sanremo dhe tashmë ishte realizuar.

Gjatë prezantimit të këngëtares së rradhës, nga regjia u dallua një zë i nervozuar që thoshte se kishin rënë dakort vetëm për 4 minuta.

Nuk dihet nëse regjia e kishte me Alketën apo ka qenë një bisedë me një person tjetër prapa kuintave.

Edhe pse duhet ta pranojmë se prezantuesja shqiptare i mori goxha kohë eventit me prezantimin e saj.

 

Komento

Komente

  • Mondi: 08/02/2020 13:17

    U prezantua si idiote. Nuk ka rendesi ne cfare gjuhe shprehesh pasi gomarlleqet qe leshoi alketa jane gomarlleqe si ne shqip edhe ne italisht. Hormonet e saj kane filluar ta trajtojne keq

    Përgjigju
  • Adriani: 07/02/2020 23:03

    Ne vetem shajme e kemi shume te veshtire me thane dy fjale te mira,por une mendoj qe Alketa prezantoi shkelqyeshem dhe talenti meriton rrespekt.

    Përgjigju
  • ilir: 07/02/2020 19:43

    Alketa u duk sikur po prezantonte TUTO IL CALCIO MINUTO PER MINUTO e jo Sanremon!

    Përgjigju
    • @Ilir: 07/02/2020 19:59

      Po të paktën Italishten e fliste dhe e shkruante më mirë se ty që thua Tuto me një T. Nejse ska për detyrë Italia të të mësojë dhe shkrim e këndim. Ajo foli nën trysni sepse aq kohë I dhanë, ndryshe do linte në mes atë që po thonte dhe do dukej akoma më keq.

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?