Joel Pohjanpalo duke festuar me birrë

4 gola në një ndeshje, futbollisti i Serie B feston me birrë në Itali (VIDEO)

2 Maj 2023, 13:31| Përditesimi: 2 Maj 2023, 13:33

  • Share

Venezia fitoi 5-0 me Modenën në javën e 35-të në Serinë B të futbollit në Itali. Katër nga golat në këtë duel u shënuan nga Joel Pohjanpalo. Sulmuesi i vendasve shkëlqeu me "poker", teksa në fund festoi me një gotë birrë.

Pas fërshëllimës së arbitrit, finlandezi 28-vjeçar u drejtua për në barin me pamje nga stadiumi, duke marrë një birrë. E veçantë që në nivelin e dytë të futbollit në Itali, "pokeri" festohet me alkool.

Venezia këtë sezon pas 35 ndeshjeve mban vendin e 10-të me 45 pikë, duke qenë larg nga objektivi për ngjitjen në elitën e futbollit.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?