'Unaza e Jugut', Gjiknuri inaguron
linjën 56 km Ersekë-Përmet

15 Tetor 2014, 12:16| Përditesimi:

  • Share
“Unaza e Jugut” po bëhet realitet. Ministri i Energjitikës dhe Industrisë, Damian Gjiknuri edhe një herë ka theksuar se qeveria shqiptare është e angazhuar në sektorin e energjisë.

Ndërsa ka marrë pjesë në inaugurimin e linjës Ersekë-Përmet, me gjatësinë 55.7 km dhe që është është pjesë e rrjetit 110 kV të Jugut të Shqipërisë, ka theksuar se energjia në fokusin e qeverisë shqiptare.

“Me mbështetjen e donatorëve do kryhen shumë investime. Këto investime sjellin siguri në furnizim, qëndrueshmëri. Ne synojmë ka kthejmë sektorin energjitik në fitimprurës”, deklaroi Gjiknuri.
 
Të pranishëm në këtë  inaugurim ishin dhe përfaqësues nga KfW dhe zëvendës ambasadorja gjermane.

“Linja e re ndikon dhe në uljen e humbjeve në rrjet. Unaza e Jugut po bëhet realitet falë mbështetjes së KfW”, deklaroi Ëngjëll Zeqo administratori i përgjithshëm i Operatorit të Transmetimit.
 

gjiknuri

Redaksia Online
(g.f/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?