'Trashëgimtarët' Tabaku: Rama si
Enver Hoxha, i mashtroi

17 Janar 2018, 13:51| Përditesimi:

  • Share
Një në deklaratë të dhënë për mediat nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku u shpreh se kryeministri Rama është tallur dhe ka mashtruar ish-të përndjekurit, të cilëve u premtoi dëmshpërblim të plotë.

Deputetja e Partisë Demokratike tha  gjithashtu se qeveria nuk e bën këtë jo se nuk ka para, por se nuk ka vullnet.

Deklaratë e plotë e nënkryetares së Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku

Plani i Edi Ramës për të mos dëmshpërblyer familjet e ish-të përndjekurve politikë është persekutimi dhe poshtërimi i dytë për ish-të përndjekurit.

Me vendimin që paralajmëroi Ministri i Financave bëhet e qartë se qeveria e Edi Ramës u tall dhe mashtroi ish-të përndjekurit, të cilëve u premtoi dëmshpërblim të plotë. Por kjo nuk ishte e papritur.

Në këto 4 vjet qeveria e Edi Ramës:

Uli me e 3.2 mld lekë fondin për kompensimin.

Ndryshoi skemën e kompensimit duke shpikur pengesa për të vonuar dëmshpërblimin.

Hoqi bursat që u jepej familjeve të pasardhësve.

Largoi nga puna familjarët e të persekutuarve vetëm për shkak të prejardhjes së tyre, duke zbatuar luftën e klasave njësoj si paraardhësit e rregjimit komunist.

Të mos dëmshpërblesh trashëgimtarët e ish-të përndjekurve politikë, të cilët kanë vuajtur, janë dënuar, kanë humbur të drejtat e studimit, janë dëbuar, poshtëruar dhe torturuar njësoj si prindërit dhe të afërmit e tyre të burgosur politikë do të thotë se nuk ndryshon nga Enver Hoxha. 

Partia Demokratike nuk mundi të shlyejë detyrimin e plotë financiar ndaj të gjithë të përndjekurve, sepse ne vendosëm dëmshpërblimin më të madh të mundshëm për ta. Por nga  viti 2009 deri në vitin 2013, me  9.3 miliard lekë u dëmshpërblyen 62 mijë e 269 ish të persekutuar dhe familjarë të tyre. Pas vitit 2013 qeveria ka dëmshpërblyer financiarisht 43 mijë të përndjekur më pak.

Sot, ajo ka ngrirë fondin e dëmshpërblimit duke planifikuar përjashtimin e 13 mijë familjeve, të cilëve ligji u jep të drejtën  e dëmshpërblimit.

Qeveria nuk po e bën këtë jo se nuk ka para, por se nuk ka vullnet.

Qeveria ka para, sepse këtë vit ka paguar 74 milionë euro për 3 djegësit e plehrave, pas të cilëve qëndrojnë Edi rama dhe Arben Ahmetaj.

Qeveria ka para, sepse këtë vit do të paguajë 2.5 milionë euro për palmat e autostradës.

Qeveria ka para, sepse vetëm për konçesionin e dështuar të check up-it në shndetësi do të paguajë këtë vit 5 milionë euro.

Këta kanë para, por këta i përbuzin ish të përndjekurit e rregjimit të sunduar nga etërit biologjikë dhe ideologjikë. Njësoj vepruan edhe me ligjin e ri të kthimit te pronave.

Është po e njëjta bandë që dikur i dënonte, ndërsa sot paratë dhe detyrimin që ne si shoqëri dhe si shtet kemi ndaj tyre, ua mohon. E njëjta bandë që dikur nderonte Traktatin e Varshavës ndërsa sot maskohet si europiane.

Ishin po këta që rrëzuan amendamentin e Partisë Demokratike në dhjetor, kur kërkuam rritjen e fondit për të përndjekurit politikë.

Gjej rastin, të ftoj çdo të përndjekur politik për t’iu bashkuar opozitës në protestën e 27 Janarit.

Sot, njësoj, si dikur, demokracia dhe liria jonë janë në rrezik!

Ata që sot po ju heqin dëmshpërblimin e merituar, janë ata që ju dënuan dhe ju internuan! Është narko enverizmi!
Askush prej nesh nuk duhet të harrojë
!” deklaroj Jorida Tabaku

Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?