'Repolitix'/ A do të ketë një
marrëveshje të dytë Rama-Basha?

8 Dhjetor 2017, 22:26| Përditesimi:

  • Share
A do të ketë një marrëveshje të dytë Rama-Basha? Kësaj pyetjeje i kanë dhënë përgjigje të ndryshme të ftuarit në emisionin “Repolitix”, në “Report TV”.

“Pa dyshim që për çështjet kardinale të një vendi duhet një konsensus politik. Aktualisht ka debat kush do të jetë kryeprokurori, por nuk ka rëndësi emri. Çështja është a mund të bëjmë ne një proces korrekt, që ky Parlament të prodhojë procese legjitime”, ka deklaruar Gjergj Koja.

Për Kreshnik Çollakun, marrëveshja nuk duhet të jetë një përsëritje e asaj të 17 majit, e cila sipas tij u shkel nga kryeministri Rama. “Kryeprokurori patjetër kërkon kompromis, kjo është marrëveshje që e detyron kushtetuta. Por në këtë situatë degradimi kemi një urgjencë kombëtare, sepse negociatat me BE-në nuk hapen nëse ti bën batuta në Bruksel. Hapen kur bën gjërat e duhura”, ka thënë Çollaku.

Edhe Oketa është shprehur për një marrëveshje mes dy forcave politike. “Ata duhet të dalin me një marrëveshje xhentëllmenësh, me duart të shtrënguara ndryshe dhe në funksion të interesave të qytetarëve, pavarësisht defekteve të kësaj mazhorance”, ka thënë Oketa.

Ndërsa analisti Ilir Yzeiri është shprehur skeptik. “Rama i ka të gjitha në dorë. Në Bruksel mori lëvdata që as ai nuk i mendonte, aktualisht mund të miratojë prokurorin e përkohshëm. Por e gjithë kjo skemë kam frikë se nuk do të prodhojë atë produkt që presin shqiptarët”, ka thënë Yzeiri.

 

G.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?