'Pushteti' përçahet PD-ja, Shkodër
debat midis Gurakuqit dhe Spahiut

27 Nëntor 2017, 16:46| Përditesimi:

  • Share
Shkodër-Qëndrimet e ndryshme midis deputetëve të Partisë Demokratike në Shkodër ka sjellë edhe debate të nxehta gjatë mbledhjes së grupseksionit.

Gurakuqi ka thënë se PD-ja nuk është akoma gati për pushtet, duhet kohë deri sa të arrijmë pavarsishtë situatës së vështirë që po kalon qeveria, jemi të vetëdijshëm për këtë.

Kjo ka sjellë reagimin e ashpër të deputetit tjetër të PD-së, Bardh Spahiut, i cili ka thënë se PD-ja është më gati se kurrë për të marr pushtetin.

“Partia Demokratike është sot më e gatshme se kurrë për t’u përballur me bandën kriminale që sot drejton dhe për të marrë në dorë fatet e vendit,” tha Bardhi Spahiu.

Kundër Gurakuqit kanë reaguar edhe të pranishmit në sallë duke e kundërshtuar.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?