'Princ Vidi II',do ketë sukses këtë
here? Dhe një 'profeci' e Ngjelës

9 Nëntor 2017, 15:45| Përditesimi:

  • Share
Princ Vilhem Vidi ishte Princi i Shqipërisë për 6 muaj në vitin 1914, i cili u caktua nga fuqitë e mëdha në këtë detyrë, me pretendimin se shqiptarët dhe Shqipëria me pavarësi të brishtë, nuk ishin në gjendje që të vetëqeveriseshin.

Zgjedhja e një gjermani si princ i shqiptarëve erdhi pasi Austro-Hungaria dhe Italia që kishin interesat kryesore në Shqipëri në atë kohë, donin dikë neutral.

Për këtë arsye i besuan dikujt nga vendi i Kaizerit Gjerman, i cili ama kishte një krushqi me familjen mbretërore greke, gjë e cila me sa duket u mirëprit edhe nga vetë grekët dhe rusët.

Por kjo përpjekje e ndërkombëtarëve në Shqipëri dështoi për arsye të ndryshme.

Veç Luftës së I-rë Botërore, ndër faktorët më të rëndësiëshm ishte edhe një kryengritje e Shqipërisë së Mesme, që u ndërmorr kundër Vidit nga Esat Pashë Toptani, por edhe nga disa lëvizje të tjera pro-turke.

Disa nga kauzat e kryengritësve ishin ruajtja e status-kuosë, ose restaurimi i influencës otomane, pra i ish-perandorisë osmane në Shqipëri.

Sot, një shekull më vonë, duket se situata nuk ka ndryshuar shumë.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duket se kanë marrë në dorë fatet e vendit, por kësaj here pro shqiptarëve dhe jo kundër ndonjë pushtuesi, por ndaj klasës së korruptuar politike të 27 viteve të fundit.

Por a do t’ia dalin kësaj herë në rolin e një Vidi të II-të?

 

Avokati Spartak Ngjela, mbështetës i fortë i kauzës pro-perëndimore në Shqipëri, nuk i kursen si zakonisht parashikimet.

 

Historia e solli që Perëndimi dhe sidomos politika amerikane ta mbështesnin interesin e tyre te shqiptarët. Përveç Amerikës dhe Gjermanisë, në këtë histori mbi njëqind vjeçare, të gjithë të tjerët kanë qënë kundër shqiptarëve. Tani janë të gjithë pro, dhe me shqiptarët, përveç Rusisë dhe krerëve shqiptarë që drejtojnë dhe vjedhin shqiptarët. Këta kanë qënë dhe po mbeten të turpshëm. Po të gjithë do të hetohen e do të dorëzojnë pa përjashtim gjënë e vjedhur. Koha historike e të drejtave të shqiptarëve të bashkuar ka ardhur” – shkruan Ngjela në formë thuajse profetike.

Nëse kësaj here ndërhyrja indirekte e një “Vidi të dytë” do të ketë sukses, do të shihet shumë shpejt, por fakti është se një “rebelim” i brendshëm ka nisur, dhe kjo u pa nga një zemëratë e ashpër e njerëzve të afërt të klasës politike nën akuzë, për nga mënyrat si reaguan ndaj paralajmërimeve të ambasadorit amerikan për “kapjen e peshqve të mëdhenj”.

Sidoqoftë,, ky operacion ndërkombëtar duket qartë që është ad-interim, dhe shumë shpejt do t’ia lërë skenën një “Vidi shqiptar”, një udhëheqësi të shekullit të ri, pas shekujsh me vuajte për Shqipërinë në këkrim të një lideri të tillë.

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?