'Po i ndryshoj fundin', Meta batuta
me Ramën, kryeministri qesh/VD

28 Nëntor 2017, 13:23| Përditesimi:

  • Share
Presidenti Ilir Meta uroi nga qyteti i Vlorës të gjithë shqiptarët për festën e 28 Nëntorit, ditën e 105 vjetorit të Pavarësisë. Kreu i shtetit tha se kjo ditë është më e ndritura në të gjithë historinë e kombit shqiptar.

"Viti që vjen, tha Meta, do t'u shërbejë të gjithëve për një reflektim të thellë në ndërgjegjen dotë kombëtare e kombëtare për të bashkuar energjitë tona, për të lartësuar vlerat e identitetit kombëtar ndaj figurave më të ndritura të kombit tonë dhe lartësuar imazhin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në botë. "Sot kjo është data më e ndritur në historinë e kombin tonë sepse është data që bashkon dy ngjarjet më të mëdha të vendit me të njëjtin dimension dhe rëndësi historike. Jo rastësisht burri i mençur Ismail Qemali dhe të gjithë patriotët shqiptarë vendosën të shpallnin pavarësinë në 28 Nëntori të vitit 1912", vijoi kreu i shtetit. 

Batuta me Ramën
Meta nuk shmangu as batutat me kryeministrin Edi Rama kur u shpreh në përfundim të fjalimit se po i ndryshon fundin, ndryshe nga mbyllja që i bëri kreu i qeverisë. "Meqenëse Kryeministri e nisi fjalën duke iu referuar një poeti anglez, unë po e mbyll në anglisht, duke iu referuar një poeti amerikan, shumë i dashur për mua, por jam i bindur edhe për shumë të tjerë, Longfellou, i cili përshkruan hyrjen fitimtare të Skënderbeut në Krujë me këto vargje:'Qyteti i Krujës, qyteti mureve, qyteti ku ai ka lindur, mbi yllin e mëngjesit'.Me bindjen se Skënderbeu do të jetë gjithmonë ylli i mëngjesit dhe dielli që do të ndriçojë çdo shqiptar dhe mbarë kombin tonë në përpjekjet tona për prosperitet për paqe dhe për një të ardhme plotësisht evropiane, ju uroj edhe një herë gëzuar këtë ditë të bekuar!”, përfundoi Meta.  

Fjala e plotë e Metës në Vlorë për 105 vjetorin e Pavarësisë

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?