'Hoqëm 35 tepsixhinj në 100 ditë'
Kryemadhi-Ramës:Nuk na tremb

13 Janar 2018, 20:19| Përditesimi:

  • Share
“Me gjuhën e arrogantit injorant, me guximin e stimuluar nga përdorimi i substancave narkotike, Edi Rama edhe njëherë i ka gjetur fajtorët e keqqeverisjes së tij te LSI”.

Kështu i është përgjigjur sot kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, deklaratave të kryeministrit Edi Rama nga Rrësheni ku prezantoi platformën e bashkëqeverisjes me qytetarët. Rama tha se në 100 ditë ishin shkarkuar nga detyra 35 "tepsixhinj" të cilët sipas tij abuzonin me detyrën dhe nuk iu ofronin shërbim qytetarëve. 

Por kjo deklaratë dhe epiteti i përdorur nga kryeministri nuk i ka pëlqyer kryetares së LSI, Monika Kryemadhi e cila shkruan në Facebook se Rama nuk ngjall dot frikë. “Nga Mirdita, ku as brohorimat e teknikës qendrore të kryeministrisë nuk e mbytën dot zhurmën e shpërthimit të tritolit në Shkodër, kryeministri i pushteteve të përkohshme, shpalli si fitore të madhe largimin nga puna të mbështetësve të LSI-së, me shpresën se do të frikësojë familjen tonë politike me shantazhe që zakonisht i përdor me oborrtarët e tij të pushtetit”.

“Me fjalorin e varfër dhe me paranojën e “këpucës”, Edi Rama shfaqet ashtu siç është në të vërtetë, i frikësuar jo nga këpucët që për fatin e tij nuk morën trajektoren e duhur, por nga mijëra e mijëra këpucë a çizme që i qëndrojnë sipër kokës varur atij dhe ministrave të tij. Sepse nuk është turp të të etiketojnë si “parti e këpucëve”, as të heqësh këpucët apo të brendshmet siç ka bërë ai vetë.

Turp është të kanabizosh vendin që pretendon se drejton, të orientosh rininë drejt drogës dhe trafikut, të vjedhësh e të grabisësh çdo pasuri të Shqipërisë. Këto veshin me turpin më të madh të mundshëm çdo lakuriqësi, jo vetëm fizike por dhe politike”, shkruan kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?