'Deti', Berisha: U blenë gjyqtarët
Rama: Po e pranon që e shite

2 Nëntor 2017, 13:27| Përditesimi:

  • Share
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një akuzë të rende nga foltorja e Kuvendit lidhur me rrëzimin e Marrëveshjes së Detit me Greqinë nga Gjykata Kushtetuese. 

Berisha tha se janë përdorur para e korrupsion duke iu referuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila rrëzoi marrëveshjes mes dy vendeve në vitin 2009, e cila sipas vendimit të kushtetueses cenonte integritetin territorial të Shqipërisë. "Përmende marrëveshjen e Detit. Do të të them kaq: Bëre gjithçka me para dhe korrupsion, anulove një marrëveshje, e cila në njëmijë gjykata po të dalë në parimin e traktatit të detrave është...", tha Berisha, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama. 



Kreu i qeverisë u përgjigj se Berisha po mbron marrëveshjen që i hiqte Shqipërisë një pjesë të territorit me firmë të ish-ministrit të Jashtëm, Lulzim Basha ndërsa i cilësoi absurde akuzat për korrupsion dhe blerjen e gjyqtarëve të kushtetueses në rrëzimin e kësaj marrëveshje. Sipas Ramës, Berisha i qëndron ende asaj marrëveshje dhe gjithçka është hartuar dhe punuar me bekimin e tij e të fimosur nga Basha, në atë kohë ministër i Jashtëm.

"The këtu që marrëveshjen e Detit e paskam rrëzuar unë në Gjykatën Kushtetuese, e cila votoi 9 me 0, kurrë nuk ka ndodhur më parë, me para dhe korrupsion, the këtu ti. E di që e the, akuzë shumë e rëndë për atë gjykatë, që me atë vendim ka marrë në mbrojtje interesin kombëtar dhe nuk ka marrë para dhe nuk ka bërë korrupsion. Ndërkohë dhe një autodeklarim i joti, që ti atë marrëveshje e ke dashur, e ke bërë nëpërmjet dorës tënde në Ministrinë e Jashtme që sot e ke kryetar partie të komanduar dhe që ti i qëndron asaj marrëveshjeje. Rëndësi ka që shqiptarët ta dëgjojnë këtë. Dhe vazhdove duke bërë të njëjtën gjë që bëri PD dje në Himarë, duke ushqyer ato zëra dhe ato forca në anën tjetër të kufirit që propagandojnë këtë teori të ulët, të shpifët dhe të pavërtetë”, iu drejtua Rama, Berishës. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?