'CEZ', Balla:S'mund të mbyllet,
ja politikanët që duhen hetuar

8 Nëntor 2017, 13:59| Përditesimi:

  • Share
Partia Socialiste ka vijuar edhe sot sulmet ndaj Prokurorisë së Përgjithshme, pas mbylljes së aferës së CEZ. Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taualnt Balla, tha se Prokuroria ka mbyllur skandalin më të madh korruptim pa e hetuar fare. Përmes një daljeje për media, Balla pyet se kush janë këta prokurorë që falin Berishën, Rulin, Boden, etj. pa i hetuar.

“I kërkuam kryeprokurorit fillimin e procedimit penal. Jemi njohur nga prokuroria për dërgimin në gjykatë, jo për fajtorët, por për mbylljen e kësaj cështjeje. Do vazhdojmë të kërkojmë pse skandali CEZ nuk mund të mbyllet. Pse prokuroria duhet t kishte marrë deklarimet e personave për të cilët komisioni i kuvendit, në raportin përfundimtar, të miratuar nga shumica e anëtarëve, ka kërkuar dërgfimin e raportit në prokurori me qëllim fillimin e cështjes penale. Është miratim i kuvendit me 74 vota pro. Si ka mundësi që ka prokurorë që na cuakan ndërmend se në vitin 2017 mund të mbyllet një aferë kaq e madhe korrutpive pa një hetim të vetëm. Kush janë këta prokurorë dhe kush ju ka dhënë pushtet? Ky është një akt tepër i rëndë. Nuk merren fare në konsideratë provat rrëqethëse. Kush janë katë prokurorë që falin Sali Berishën pa e hetuar? Të falin Nue Nik Kalaj, Genc Rulin, Ridvan Boden, Eno Bozdon, Shkëlzen Berishën, Florian Mima, Bujar Nepravishta drejtori i ERE, Ledina Mandija ish-avokate e shtetit. Dashurinë për këta persona prokurorët le ta mbajnë, por aty duhet të bëjnë detyrën e shtetit. Prokuroria e përdorur nga opozita, nga personat që duhet të përgjigjen menjëherë para drejtësisë”, tha Balla.

Më tej, Balla ka sulmuar ashpër prokurorët, duke thënë se do të shkojnë për skrap të gjithë ata që nuk kanë bërë detyrën siç duhet.

"Prokurorët që kanë bërë rolin e pusetës do shkojnë për skrap me nisjen e Vettingut. Çfarë thotë Prokuroria: Shuma e mësipërme nuk mund të konsiderohet si përfitim, pasi nuk rezulton që të jetë kryer ndonjë transaksion i mëtejshëm. Çfarë priste prokuroria që Nue Nik Kalaj t’ua paguante atyre në rrugë bankare? Çështja mbyllet pa u thirrur njëherë të vetme Nue Nik Kalajn dhe ta pyeste si ka mundësi që ka tërhequr para me thes brenda një dite. Drejtësia e re po vjen, këta prokurorë e gjyqtarë që kanë vendores të kenë aleatë korrupsionin, nuk kanë më vend në Shqipëri", shtoi ai.

d.c./shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?