''Pokemon Go'', boshnjakët rrezikojnë
jetën në ndjekje të personazhve

20 Korrik 2016, 13:38| Përditesimi:

  • Share
Loja më e re ‘’Nintendo’’, ‘’Pokemon Go’’ ka pushtuar botën e smartfonëve, por askush nuk i kishte paramenduar efktet anësore që do mund të kishte. Kjo lojë i detyron përdoruesit të ndjekin personazhet që sugjerohen në ekran në zonat pranë lagjes së tyre, por një ndjekje e tillë mund të sjellë pasoja të rënda.

Boshnjakët që luajnë këtë lojë janë paralajmëruar të shmangin zonat e minuara që nga viti 1990. ‘’Ne jemi informuar se disa përdorues të aplikacionit Pokemon Go në Bosnje janë duke shkuar në zona të rrezikuara nga minat ndërkohë që janë në kërkim të pokemonit. Qytetarët janë të lutur të mos e bëjnë në gjë të tillë, ata duhet të respektojnë shenjat që paralajmërojnë rrezikshmërinë e këtyre zonave’’, është shprehur shoqata e bamirësisë në “Facebook’’.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?