VIDEO/ 37-vjeçari përplas 3 këmbësorë në aksin Qerret-Durrës! Vdes 18-vjeçarja, dy të tjerë të plagosur

2 Mars 2022, 19:08| Përditesimi: 2 Mars 2022, 20:35

  • Share

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës, me pasojë vdekjen e një 18-vjeçarje. Algert Dushi, 37-vjeç ka humbur kontrollin e makinës dhe ka përplasur 3 shtetas këmbësor në aksin rrugor Qerret-Durrës.

Për pasojë ka humbur jetën Floriana Kolgjini, 18 vjeçe, ndërsa 2 shtetasit e tjerë ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Luli: 02/03/2022 21:38

    Çfare do sqaroje grupi hetimor? Eshte vrasje me dashje se ka shume rrugeçer si ky qe bejne terror rrugeve te Durresit e Kavajes me keto makina plehra te perdorura dhe policia e rendit qe i trembet ketyre rrugeçeve e qe i bejne temena duke bllokuar edhe rrugen (si sot tek urae dajlanit) ku polici bisedonte e qeshte me nje djale me benz me xhama te zinj si zorraxhi e jo si punonjes i sigurise publike. Ngushellime familjes se vajzes e Çelesat ne det ketij vrasesi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?