Foto ilustruese

Kronikë

37-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga në aksin Këlcyrë-Ballaban, plagoset babai i tij

10 Tetor 2021, 15:47| Përditesimi: 10 Tetor 2021, 15:51

  • Share

GJIROKASTËR- Një aksident me pasojë plagosjen e një 62-vjeçari ka ndodhur në aksin Këlcyrë-Ballaban në afërsi të fshatit Bedyqas

Një automjet tip "Mitsubishi", me drejtues shtetasin A. B., 37 vjeç, banues në Tiranë, ka dal nga rruga. Për pasojë është dëmtuar pasagjeri (babai i drejtuesit të mjetit), shtetasi A. B., 62 vjeç, banues në Tiranë, i cili është transportuar për në spitalin Rajonal Gjirokastër.

‘Në datën 10.10.2021, rreth orës 15:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Këlcyrë-Ballaban, në afërsi  të  fshatit Bedyqas, automjeti tip "Mitsubishi", me drejtues shtetasin A. B., 37 vjeç, banues në Tiranë, ka dal nga rruga. Për pasojë është dëmtuar pasagjeri (babai i drejtuesit të mjetit), shtetasi A. B., 62 vjeç, banues në Tiranë, i cili është transportuar për në spitalin Rajonal Gjirokastër. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.’- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?