36 raste në 24 orë/ Pipero në Report Tv: S'do kthehemi kurrë pas! Jemi në mesin e fazës së dytë të epidemisë! Restorantet janë 'pikat më të nxehta'

9 Qershor 2020, 21:39| Përditesimi: 9 Qershor 2020, 22:17

  • Share

TIRANË- Shqipëria ka pasur numrin më të lartë të rasteve në 24 orët e fundit (36 raste) që nga zbatimi i masave lehtësuese, e megjithatë për mjekun Pëllumb Pipero, nuk do të ketë kthim të karantinës si disa javë më parë.

Teksa të gjithë flasin për një fazë të dytë në shtator, Pipero në emisionin "Repolitix" në Report Tv, tha se kjo fazë e dytë është pikërisht tani, që vjen si pasojë e masave lehtësuese, neglizhencës së qytetarëve, por edhe rritjes së numrit të testeve, edhe pse ishte e pritshme nga ana e bluzave të bardha. Për këto të fundit, më shqetësuese se numri i lartë i rasteve të reja, janë shtrimet në spital.

"Nuk besoj dhe nuk e mendoj kurrë që do kemi kthim prapa, por kjo nuk do të thotë që qytetarët të jenë të shkujdesur, se situata do na mësojë më shumë se ç'mendon Pëllumbi sot, ndaj them që jemi në kohë për t'iu thënë që qytetarëve qarkullon, më i dobësuar, por qarkullon. Por mua nuk më shkon ndërmend. Është një fakt kokëfortë që duhet analizuar dhe pastaj vlerësuar nëse duhet të shqetësohemi. Po të shikojmë pozitivitetin nga rastet e marra luhatet nga 5-10%. Duke qenë se strategjia është gjurmim i rasteve me klinik dhe kontaktet e afërta dhe jemi shumë pranë gjurmimit, në këtë aspekt nuk me shqetëson. Jemi në mesin e fazës së dytë të epidemisë dhe sa më shumë kontaktet të testohen aq më shumë do kemi raste të shtuara. Ka lidhje dhe me lehtësimin e masave, është shqetësuese numri i të shtruarve në spital, janë mbi 40 raste. Midis tyre një pjesë janë në rikuperim, por janë 6 në terapi intesive. E rëndësishme që qytetarët të mos shkujdesen, të mos e ulin vigjilencë. Është ulur transmetueshmëria, në këto kohë po të kemi konsideratë respektimin e distancës, apo vendosjen e maskës na mundësojnë që në vend të marrim një dozë të madhe të virusit,të marrim një dozë më të vogël. Jemi në një fazë kur duhet të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm. Restorantet ishin vendet e transmetimit më të shumë të virusit, sipas studimeve", tha Pipero.

Mjeku ka pasur kritika edhe për Organizatën Botërore të Shëndetësisë, sipas së cilit nuk ka vepruar si duhet në përballimin e kësaj epidemie. Referuar, deklaratës së fundit, se maska duhet mbajtur me detyrim, për Piperon nuk është një vendim shumë i drejtë. Ai ka listuar rastet se kur duhet mbajtur maska, në një kohë kur vendi është në masa lehtësuese.  

"Udhëzimet e OBSH shpesh kanë qenë kontradiktore, shpesh nuk kam qenë në një linjë me OBSH se duhet të ishin më të vëmendshëm, më shumë duhet të ishin urdhërues dhe jo udhëzues. Sa i takon maskës mendoj që duhet të përdoret në spitale e mjedise publike, nga personat që kanë dalë pozitiv dhe janë në shtëpi të izoluar, në grumbullime njerëzish, por kur t'i nuk mund të ruash dot maskën. Prandaj duhet të kesh një maskë në xhep, është koha e ekspozimit, nëse nuk rri dy minuta, por duhet të rri më gjatë. Kur s'ruan distancën dhe nëse koha e qëndrimit është më shumë se 5 minuta. Sipas studimeve mjafton 14 minuta për ta transmetuar virusin. Pastaj që të vendosësh maskën, kur je në shtëpi me gruan dhe fëmijën duke ecur në rrugë apo bulevard, jam kundër se nuk të mbron. Kur bëhet me detyrim, atëherë është çështje tjetër", tha Pipero.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Anteo: 10/06/2020 12:50

    Pipero mashtruesi!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?