35.8 mln € dëmi në buxhet nga janari në qershor/ Tatim-taksat, doganat dhe prokurimet me goditjen më të madhe

2 Tetor 2020, 09:35| Përditesimi: 2 Tetor 2020, 13:38

  • Share

TIRANË- Edhe pse nevoja për menaxhimin e financave në pandemi është kthyer në një domosdoshmëri, institucionet shtetërore vijojnë të shkaktojnë dëme të konsiderueshme në buxhet. Sipas auditimit të kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në gjashtë muaj dëmi i shkaktuar në buxhet nga keq-menaxhimi i financave publike arrin në 35.8 milionë lekë. Parregullsitë më të mëdha janë shkaktuar në mbledhjen e të ardhurave si dhe në shpenzime.

“Parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale prej 2,178,898 mijë lekë ose 17,5 milionë euro”, thuhet në raportin e KLSH.

Po ashtu nga ana tjetër ka pasur shkelje edhe në performancën e subjekteve.

“Shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej 2,276,488 mijë lekë, afërsisht 18.3 milionë euro nga e cila: 1,058,199 mijë lekë në fushën e të ardhurave, afërsisht 8,5 milionë euro dhe 1,218,289 mijë lekë afërsisht 9,8 milionë euro, në fushën e shpenzimeve jo me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve, si dhe shkelje të disiplinës buxhetore lidhur me likuidimin e shpenzimeve, keqmenaxhimin e fondeve të programuara apo mungesë kontrolli në realizimin e procedurave të prokurimit jo në përputhje me kuadrin ligjor”, vijon auditimi.

Vetëm nga tatimet dhe taksat në 6 muaj është shkaktuar një dëm mbi 1 miliardë lekë, nga doganat 453 milionë lekë si dhe nga prokurimet publike 336 milionë lekë dëm.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket investigimi i Rai 3 për Shqipërinë?