35,000 emigrantë përpiqen në hyjnë në Greqi dhe Europë. Josep Borrell: duhet të mbrojmë kufijtë tanë (VIDEO)

6 Mars 2020, 15:25| Përditesimi: 6 Mars 2020, 16:06

  • Share

Ditët e fundit, rreth 35,000 emigrantë që deri dje mbaheshin të bllokuar nga autoritetet turke, janë përpjekur në hyjnë në Greqi dhe përmes saj në Europë.

Sipas Ankarasë, janë rreth 138 mijë emigrantë që po ndeshen me forcat kufitare helene, policinë dhe ushtrinë teksa shumë prej tyre kanë mundur të futen në territorin grek dhe janë dyndur drejt vendeve të Bashkimit Europian, përmes kufirit bullgar dhe shtigjeve të rrezikshme.

Përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme të Unionit, Josep Borrell në përfundim të takimit joformal të Ministrave të Jashtëm europian, duke folur për marrëdhëniet midis Bashkimit dhe Turqisë tha se "Ne duhet të mbrojmë kufijtë tanë por edhe duhet të pajtohemi me respektimin e të drejtave të njeriut dhe me faktin se kufijtë e Europës nuk mund të shkelen."

Ndërkohë, shumë anije me emigrantë, kryesisht sirianë, irakianë, afganë dhe palestinezë, vazhdojnë në lënë brigjet turke dhe pasi kalojnë Detin Egje, po mbërrijnë në ishujt grek.

Agravimi i situatës dhe mosgjetja e një mënyre zgjidhje të problemit, po shndërrohet në shpatën e Demokleut mbi Europë.

Dje Ankaraja zyrtare ka nisur të dërgojë një mijë agjentë të forcave speciale për të shmangur rikthimin e migrantëve nga rojet kufitare të Athinës në kufirin grek drejt kufirit turk.

Ministri i Brendshëm i Ankarasë Suleyman Soylu ka akuzuar autoritetet greke se kanë vrarë 5 emigrantë dhe kanë plagosur shumë të tjerë në kufirim midis dy vendeve.

Turqia, në konflikt me Moskën dhe Damaskun në veri-perëndim të Sirisë, është shtëpia e 3.6 milion refugjatëve sirianë dhe sipas Ankarasë, nuk mund t'i menaxhojë më ata dhe i kërkon BE-së tre miliardë dollarët e premtuar në marrëveshjen e vitit 2016, nga të cilat ajo mori vetëm 1, siç thotë Ankaraja.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ergi: 07/03/2020 02:36

    I mbron dot kufinjte pa mbytur e vrare njerez????!!!!E flisni per te drejtat e njeriut pastaj...Tmerr

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?