35 vjetori i ekzekutimit të Havzi Nelës, marshim për poetin: Ende s’është dhënë drejtësi për martirin e lirisë

11 Gusht 2023, 15:35| Përditesimi: 11 Gusht 2023, 16:19

  • Share

35 vite nga ekzekutimi politik i poetit dhe martirit Havzi Nela nga regjimi komunist, bashkëvuajtës dhe përfaqësues të Unionit të të Burgosurve dhe të Përndjekurve politike u bënë pjesë e tubimit dhe ceremonisë përkujtimore kushtuar poetit të lirisë.

Pjesëmarrës në eventin e një ditë më parë në kryeqytet e cilësuan Havzi Nelën mbrojtës të idealit të lirisë për sa jetoi. krijimtaria dhe kontributi historik i poetit të lirisë u përkujtua përmes vargjesh poetike, interpretuar nga aktori dhe artisti i mirënjohur Bujar Asqeriu.

Ceremonisë përkujtimore dedikuar jetës dhe veprimtarisë së poetit nuk i mungoi dhe marshimi simbolik për kontributin e poetit rebel të lirisë.

Shembull i qëndresës, nderit dhe mëndjes së ndritur e konsideroi një prej bashkëvuajtësve në burgun e Spaçit, Demir Pojani.

“Ai e thotë vetë në krijimtarinë e tij se sa e bukur është liria, a e thotë vetë se sa e bukur është ndershmëria, po ku ka Havzi më?”, tha Demir Pojani.

Organizatori i tubimit përkujtimor, Besim Ndregjoni tha se 35-vjetori i poetit është një ende një këmbanë alarmi për shoqërinë shqiptare.

“Fatkeqësisht sot ne i kremtojmë 35 vjetorin Havzi Nelës. Çfarë kemi pasur në dorë ne të burgosurit politik e kemi bërë. A ka turp më të madh kombëtar për jetën dhe veprimtarinë e poetit heshtje. A ka turp më të madh edhe për opozitën shqiptare 32 vjeçare që nuk i dënoi krimet e komunizmit, që e pranoi heshtjen e Partisë së Punës së Shqipërisë sot PS. Ne s’do bëjmë si këta. Vëllezër dhe motra të ruajmë Shqipërinë nga politikanët antikombëtare dhe sa më shpejt në Europë siç kërkonte i madhi Havzi Nela”, tha Besim Ndregjoni, Drejtuesi i Unionit Mbarëkombëtar për Integrimin e të burgosurve dhe përndjekurve politikë.

Për veprën e poetit Havzi Nela janë botuar libra nga disa autorë si Petrit Palushaj, Rexhep Shahu mes tyre dhe një monografi e plotë me dosjet e dënimeve të Havzi Nelës e studiuesit Florin Zyberaj. Me një krijimtari të pasur dhe një jetë tragjike, poeti dhe martiri i lirisë Havzi Nela u dënua nga regjimi komunist me varje në litar në Kukës më 10 gusht 1988 vetëm dy vjet para shembjes së diktaturës.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xakw: 13/08/2023 05:45

    E vrau regjimi kanceroz i Kristaq Rama. Qe te ecte para kuadri Edi dhe te mbanin shtetin te kapur prej fyti. Eshte kaq e turpshme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?