Foto ilustruese

E rëndë në Durrës, 34-vjeçarja nga Kameruni plagoset me thikë nga familjarët e saj

1 Tetor 2023, 22:33| Përditesimi: 1 Tetor 2023, 23:00

  • Share

Një 34 vjeçare nga Kameruni është plagosur me thikë nga familjarët e saj në Durrës. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, në lagjen nr. 13 Durrës,

"Shtetasia A. A., 34 vjeçe, nga Kameruni, dyshohet se është lënduar me mjet prerës  nga personat (familjarë të saj) e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën", njofton policia.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme dy  familjarët e saj.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?