Foto ilustruese

Kronikë

Përndiqte 48-vjecaren në Lushnje, arrestohet 34-vjecari

19 Korrik 2021, 09:22| Përditesimi: 19 Korrik 2021, 08:18

  • Share

LUSHNJE- Një 34-vjeçar është arrestuar pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një 48-vjeçare.

Ngjarja është regjistruar në Lushnje, teksa mësohet se në pranga ka rënë Th. G., 34 vjeç, banues në Ura Vajgurore.

Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale "Përndjekja".

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë për veprën penale "Përndjekja", shtetasin Th. G., 34 vjeç, banues në Ura Vajgurore, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase 48 vjeçe, banuese në Lushnjë”, njofton policia.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?