Urgjenca infektive

338 raste të reja me COVID-19 në vend gjatë 24 orëve të fundit! Një 47-vjeçar ndërron jetë

27 Gusht 2022, 18:20| Përditesimi: 27 Gusht 2022, 18:25

  • Share

338 raste të reja të infektuara me COVID-19  janë regjistruar në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit. Është shënuar një humbje jete, një 47-vjeçar nga Pogradeci.

Janë kryer 1108 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 338 qytetarë, në këto bashki:

116 në Tiranë, 17 në Lushnje, 15 në Durrës, 12 në Shkodër, nga 11 qytetarë në Fier, Elbasan, nga 10 qytetarë në Lezhë, Gramsh, nga 9 qytetarë në Dibër, Sarandë, nga 8 qytetarë në Kamëz, Vlorë, nga 7 qytetarë në Shijak, Divjakë, Gjirokastër, nga 6 qytetarë në Patos, Mallakastër, nga 5 qytetarë në Devoll, Kuçovë, nga 4 qytetarë në Kavajë, Himarë, Berat, nga 3 qytetarë në Rrogozhinë, Delvinë, Përmet, Këlcyrë, Tepelenë, Korçë, Maliq, Dimal, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Krujë, Bulqizë, Roskovec, Selenicë, nga 1 qytetar në Pukë, Kukës, Tropojë, Kurbin, Mat, Memaliaj, Pogradec, Kolonjë, Peqin.

Janë 3,572 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 19 pacientë. Janë shëruar 317 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 320,000 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (27 Gusht 2022)

Raste të reja ditore            338

Të shëruar në 24 orë          317

Të shtruar në spitale             19

Humbje jete në 24 orë           1

Testime ditore                    1108

Testime totale               1,958,354

Raste pozitive                  327,153

Raste të shëruara              320,000                                                                                              

Raste Aktive                        3,572

Humbje jete                         3,581

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                            1,651

Fier                                    356

Elbasan                              261

Durrës                               257

Shkodër                             246

Vlorë                                  211

Korçë                                 207

Gjirokastër                        120

Berat                                   108

Lezhë                                   89

Dibër                                     52

Kukës                                    14

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?