33 vjet nga demostrata antikomniste e Shkodrës, demokratë e ish të përndjekur përkujtojnë përmbysjen e Komunizmit

13 Dhjetor 2023, 17:18| Përditesimi: 13 Dhjetor 2023, 17:47

  • Share

Shkodra ka përkujtuar këtë të mërkurë, 33-vjetorin e demostratës antikomniste të 13 Dhjetorit 1990, që shënjon rrëzimin e bustit të diktatorit Enver Hoxha, përpara ish- godinës së Komitetit të Partisë sot godina e Bashkisë Shkodër.

“Le të shërbejë ky përvjetor për të nderuar ata që na sollën demokracinë. Le të shërbejë kjo datë për rininë që të njohin të kaluarën errët sepse fantazmat e së shkuarës janë ende prezent”, tha Ervin Gjini, drejtues i shoqatës “13 dhjetori”.

Deputetja demokrate, Greta Bardeli dhe nënkryetari i unionit mbarëkombëtar të ish të përndjekurve politik, Ardian Zeneli dënuan shfaqjen e simboleve komuniste.

“Kjo datë është aktuale. Po na rikthehen simbolet e diktaturës edhe nga zyrtarët”, tha Zeneli.

Ndësa Bardheli thekson se “kjo është këmbanë alarmi për këtë qytet, që duhet të revoltohet për të mbrojtur demokracinë. Ne jemi të parët që duhet të ngrihemi kundër kësaj dikatore të re që po instalohet në vend”.

Demonstrata e 13 dhjetorit 1990 nisi tek Gjimnazi “Jordan Misja” së cilës iu bashkuan studentet e te rinj të tjerë dhe marshuan bashkërisht në qendër të qytetit, ku rrëzuan bustin e Enver Hoxhës. Për ngjarjen e 13 dhjetorit u ndaluan 78 persona, prej të cilëve 42 u arrestuan. Shkodra ishte qyteti ku lindi lëvizja demokratike që shënoi më pas rënien regjimit 45 vjecar komunist.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?