Dëshmorët e 2 Prillit të 1991

FOTOT/ 33 vite nga masakra e 2 prillit! Basha: Regjimi goditi pa mëshirë ata që donin ndryshimin, për demokracinë duhet betejë çdo ditë

2 Prill, 09:43| Përditesimi: 2 Prill, 14:08

  • Share

Si sot 33 vite më parë, më 2 prill 1991, një ngjarje shumë e rëndë tronditi jo vetëm qytetin e Shkodrës por të gjithë vendit. Kjo ditë njihet si masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri pasi pas një proteste kundër regjimit u ekzekutuan 4 persona të pafajshëm.

Edhe pse kishte disa muaj që ishte rrëzuar busti i Enver Hoxhës në Tiranë, shteti autoritar vazhdonte të ishte në këmbë. Plumbat e forcave të policisë morën jetën e Bujar Bishanakut, Arben Brocit, Nazmi Kryeziut dhe Besnik Cekës, sot të shpallur martirë të demokracisë, ndërkohë që me dhjetëra u plagosën.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kujtuar këtë ditë me një foto të katër dëshmorëve, ndërsa shkruan se kjo ditë është një kambanë e përhershme dhe një thirrje e pandalshme se asnjëherë nuk duhet të rreshtim së përpjekuri për t’i tharë rrënjët e së keqes, e të mbjellim farën e së mirës

“Edhe pse kanë kaluar 33 vite, duket se e keqja përsërit vetveten, ndaj ngjarje të tilla duhet të na shërbejnë si përkujtim se për Lirinë dhe Demokracinë duhet të shkojmë në betejë përditë. Kjo datë është një kambanë e përhershme dhe një thirrje e pandalshme se asnjëherë nuk duhet të rreshtim së përpjekuri për t’i tharë rrënjët e së keqes, duke i shkulur një herë e përgjithmonë, dhe duke mbjellë farën e së mirës për një shoqëri dhe komb që e ka të domosdoshëm ndryshimin dhe përtëritjen”, shkruan Basha.

Në këto fotot e mëposhtme, të shkrepura nga fotografi Angjelin Nënshati, i cili nuk jeton më, tregohen me detaje se çfarë ndodhur atë ditë në qytet. Protestuesit mësynë godinën e Komitetit Qendror të Partisë së Punës dhe që andej hidhnin dokumentet nga dritaret në oborr. Disave prej tyre iu vu flaka, ndërsa të tjera u grisën e u shkelën me këmbë. Më pas dallohen turmat në sheshin kryesor, që sot mban emrin “2 Prilli”, aty ku mbetën të vrarë edhe 4 dëshmorët e demokracisë.


Lajmi kryesor:

Shkodra kujton 2 prillin! Demokratët e përçarë, homazhe të ndarë! Për herë të parë nderon dhe një socialist! Benet Beci vendos kurorë me lule


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?