Neymar dhe rezidenca e tij

3.3 milionë dollarë gjobë, liqeni artificial 'përmbyt' Neymar-in

4 Korrik 2023, 14:30| Përditesimi: 5 Korrik 2023, 14:45

  • Share

BRAZIL - Një gjykatë në Brazil ka gjobitur futbollistin Neymar me 3.3 milionë dollarë për ndërtimin e një liqeni artificial në rezidencën e tij në periferi të Rio de Janeiros pa lejen e nevojshme mjedisore.

Këshilli bashkiak i Mangaratiba, një zonë turistike rreth 130 kilometra larg Rios, ku ylli i Paris Saint-Germain ka vilën e tij, ka lëshuar katër gjoba për "dhjetëra shkelje" të zbuluara, duke përfshirë "ekzekutimin e punimeve që i nënshtrohen kontrollit mjedisor pa autorizim", devijimi dhe përdorimi i ujërave të lumenjve dhe "heqja e tokës dhe prerja e bimësisë pa autorizim".

Neymar ka 20 ditë për të apeluar gjobën. Përveç liqenit, në pronë është në ndërtim e sipër edhe një plazh privat.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?