32-vite nga themelimi i FRESSH! Nga Nano, te Ruçi dhe Rama, Balla kthehet pas në kohë, nxjerr videon me figurat e PS

15 Janar, 10:36| Përditesimi: 15 Janar, 10:45

  • Share

Forumi Rinor Eurosocialist i Shqipërisë kremton sot 32-vjetorin e themelimit të tij. Taulant Balla sot ministër i Brendshëm, i cili ka mbajtur poste të larta në Partinë Socialiste, ka kujtuar këtë ditë duke shpërndarë një video.

‘32 vite më parë, me nismën e disa vajzave dhe djemve, studentë pjesëmarrës në lëvizjen studentore të dhjetorit 90, të cilët me vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri përqafuan vlerat e socialdemokracisë europiane, mori rrugë krijimi i organizatës më madhe politike rinore në Shqipëri: Forumi i Rinor Eurosocialist i Shqipërisë.’- shkruan Balla.

Qëllimi i themelit të kësaj organizate, sipas socialistëve, ishte afrimi i Shqipërisë me mentalitetin dhe konceptin Europian të demokracisë dhe shtet-bërjes, si dhe me idetë më të ndritura të social-demokracisë europiane.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Petro Nini 2000: 15/01/2024 18:43

    O Albano ku je ti o Shoku ynë i kohëve të para...?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?